Është hedhur shorti i ndeshjeve të UEFA Europa League. Shorti ka rezervuar disa përballje të forta, por për disa ka qenë dhe bujar. Manchester United do ti duhet të kalojë LASK. Inter do të ndeshet me spanjollët e Getafes, një kundërshtar i kalueshë për të besuarit e Antonio Contes. Nuk kanë qenë me fat romakët, të cilët do të luajnë me Sevillan, në një sfidë e cila nuk mund të parashikohet.
Gjermanët e Wolfsburg kanë përballë ukrainasit e Shakhtar Donetsk, ku gjithashtu pritet një duel i fortë. Olympiacos që eliminoi Arsenalin, sërish do të ndeshet me një kundërshtar anglez, ku këtë herë kanë kundër Wolves. Çifti tjetër është Istanbul Basaksehir dhe Celtic. Përballja e fundit është Baseli, i cili do të presë fituesin mes Eintracht Frankfurt dhe RB Salzburg. Pas hedhjes së shortit ekipi favorit për ta fituar Europa Leaguen është Manchester United. /abcnews.al