Frika nga Coronavirusi në Itali vazhdon. Bota e sportit është ndikuar shumë nga gripi vdekjeprurës, ku ka detyruar Federatën Italiane që të marrë masa. Ajo ka vendosur që pesë takime të kësaj fundjave të Seria A të luhen pa tifozë, ku pjesë e këtyre ndeshjeve është dhe Milan-Genoa.
Ndeshja që është planifikuar këtë të shtunë do të luhet me dyer të mbyllura. Por nuk mjafton me kaq. Një masë tjetër është marrë dhe nga klubi kuqezi. Konferenca për shtyp e trajnerit Pioli, e cila pritej të zhvillohej ditën e nesërme është anuluar.
Kjo për shkak të Coronavirusit, ku drejtuesit kuqezi kërkojnë të jenë të kujdesshëm. Milan ka njoftuar në faqen zyrtare të klubit se konferenca e trajnerit do të zhvillohet nesër në orën 12, por online. Të gjithë mund ta ndjekin Pioli në kanalin e Milanit apo dhe në aplikacionin kuqezi. /abcnews.al

