Papa Françesku ka deklaruar se nuk do të vizitojë Irakun këtë vit. Papa e bëri njoftimin para një grupi të irakianëve, gjatë një audience të përgjithshme në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.
Ati i Shenjtë është shprehur se udhëtimi potencialisht i rrezikshëm ishte shtyrë në kohë të pacaktuar. “Për ju qytetarë të Irakut, unë them që jam shumë afër jush. Ju jeni në një fushë beteje. Ju vuani nga lufta”, tha ai.
Papa më herët është shprehur se dëshironte të vizitonte Irakun, por për shkak të shqetësimeve të sigurisë, udhëtimi nuk u njoftua kurrë nga Vatikani dhe përgatitjet nuk arritën një fazë zyrtare.
Popullsia e vogël e krishterë në Irak pësoi vështirësi të veçanta kur grupi militant ekstremist Shteti Islamik kontrollonte pjesë të mëdha të vendit. /abcnews.al