Dy ndeshje radhazi pa tifozë, Conte: Futbolli ka nevojë për atmosferën e tyre

schedule19:40 - 26 Shkurt, 2020

schedule 19:40 - 26 Shkurt, 2020

Interi zhvillon nesër në mbrëmje sfidën e kthimit kundër Ludugorets në Europa League. Sfida e parë u fitua nga zikaltrit 0-2 dhe në “San Siro” do të luhet ndeshja pa tifozë prej frikës së koronavirusit.

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka dalë në konferencë për shtyp aty ku flet për ndeshjen me skuadrën bullgare, gjendjen e dyshes Eriksen-Sanchez dhe faktin që kundër Juventusit në fundjavë do të luhet me dyer të mbyllura.

DUELI – “Rëndësi ka të arrijmë kualifikimin. E kemi të qartë se çdo ndeshje fsheh kurthet e veta. Nisemi nga një rezultat i mirë në ndeshjen e parë, por duhet të zbresim në fushë me dëshirën për të fituar sërish”.

ERIKSEN-SANCHEZ – “Ka vetëm tre javë që Eriksen është bashkuar me ne. Sanchez sapo është kthyer nga dëmtimi. Të dy lojtarët po ia dalin të futen në brendësi të stilit tonë të lojës”.

JUVENTUS – “Nuk është diçka e bukur të luash pa tifozë, futbolli ka nevojë për publik dhe atmosferën që krijojnë tifozët. Sidoqoftë, shpresoj që situata t’i rikthehet normalitetit sa më shpejt të jetë e mundur”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!