“Dhuna në familje”, Denada Toçe: Gruaja një ndër qeniet më të rrezikuara në shoqërinë shqiptare

schedule18:20 - 26 Shkurt, 2020

schedule 18:20 - 26 Shkurt, 2020

Psikologia Denada Toçe  këtë të mërkurë nga ABC News ka komentuar dhe rastet më të fundit të dhunës në familje që kanë ndodhur në vendin ku si pasojë kanë humbur jetën.

Toce nga studio e ABC News ka deklaruar se fatkeqësisht në Shqipëri është e papranueshme barazia mes burrit dhe gruas. Sipas saj gruaja është qenia më e rrezikuar në shoqërinë shqiptare dhe ajo trajtohet thjesht si një aset shërbimi, dhe e devotshme për burrin.

Meshkujt shqiptarë një pjesë nuk e kanë kaluar infantilitetin e partiarkalizmit shqiptar. Fatkeqësisht është një % e vogël e burrave që kanë arritur të kenë një bashkëjetesë të barabartë me gratë. Përveç prirjeve të qarta kulturore, identitare, ne jemi një shoqëri partiarkale ne kemi rregulla arkaike, dhe  vijojmë ta trajtojmë gruan si një aset për shërbim, aset përkatësie. Një aset për të trajtuar problemi ndaj familjes, për të qenë e devotshme ndaj burrit. Gruaja për mua është një ndër qeniat më të rrezikuara në shoqërinë shqiptare. Gruaja shqiptare punon më shumë sesa burri, gra që punojnë përtej sakrificës”, tha psikologia Toçe.

Ndër të tjera ajo është shprehur se gruaja është ndryshmërisht e barabartë me burrin si qenie njerzore, ato janë të barabartë që i përkasin një race njerzore, por patjetër që të dy kanë të drejta të barabarja në vendime.

Gjithashtu ajo ka theksuar faktin se ka shumë hallka të cilat duhet të zbatohen në vendin tonë në mënyrë që të sigurojmë jetën e grave dhe të dënojmë dhunuesit./ abcnews.al