Publicisti në “Provokacija”: Në Beograd nuk mund të imagjonohet një emision me emërtim shqip

schedule21:55 - 25 Shkurt, 2020

schedule 21:55 - 25 Shkurt, 2020

Shkrimtari dhe publicisti Agim Vinca i ftuar në “Provokacija” u ndal mes të tjerash në marrëdheniet mes serbëve dhe shqiptarëve.

Vinca tha se më e ngurtë në këto marrëdhënie është Serbia, ku sipas tij as që mund të imagjinohet që një emision televizi të ketë emertim shqip, apo në radio të dëgjohet një këngë shqipe.

“Në Beograd nuk mund të imagjinohet që një emision i televizionit të Beogradit të ketë emërtim shqip. Në Beograd nuk mund të imagjinohet që ndonjë radio të lëshojë ndonjë këngë shqipe, madje as ndonjë interpretim të Inva Mulës apo Nexhmije Pagarushës që sapo u nda nga kjo jetë, nuk e di cilët kanë qenë reagimet për vdekjen e saj. Unë e di se as ne shqiptarët nuk jemi ëngjëj, por megjithatë është i pakrahasueshëm qendrimi i serbve dhe i Beogradit zyrtar dhe popullit të manipuluar serb në krahasim me atë që shqiptarët me gjithë krimet që kanë ndodhur përsëri janë të gatshëm ta shtrinë dorën. Por sërbët refuzojnë atë që ua ofron Kosova si shtet, nuk duan ta njohin. Në flamurin shtetëror të Kosovës janë gjashtë yje, gjashtë etni dmth”, tha Vinca.

Më tej publiciti u ndal edhe tek minishengeni Ballkanik, për të cilin tha se nuk ka kuptim që Kosova nuk do të jetë e barabartë në tyrezë si shtet.

“Nuk mund të ketë minishengen nqs se Republika e Kosovës që është shtet nuk do të jetë e barabartë rreth asaj tryeze dhe Srbia nuk do të ketë garancinë që ta ndëfrpresë fushatën që po bën ndër vite dhe nuk e fsheh kundër Kosovës”, u shpreh ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!