Alarmi nga koronavirusi kinez është kthyer në një diskutim botëror. së fundmi duket se njerëzit po përpiqen që në mënyra të ndryshme të mbrojnë veten nga prekja e virusit vdekjeprurës. Një person i njohur me emrin Li, ka blerë një kostumin austronauti në internet për ta përdorur në rastet kur ai është në kontakt me ambjentet e jashtme.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se kinezi është shprehur se një kostum të tillë e ka blerë pasi ka menduar se do ta mbrojë nga koronavirusi.
Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar se këto veshje krijuese nuk i mbrojnë njerëzit nga sëmundja vdekjeprurëse.
Publikut këshillohet të veshin maska për fytyrën dhe të ruajë higjienën e mirë personale si masa themelore kundër koronavirusit./abcnews.al