Banorët e ishujve Lesbos dhe Chios kanë përplasur mëngjesin e sotëm me policinë për të kundërshtuar ngritjen e kampeve për refugjatët ne zonat e banuara prej tyre.
Ata vendosen barrikada si edhe përdoren kokteilje molotov ndaj policisë.
Gjatë përplasjes pati edhe të lënduar ku kryebashkiaku i Chios-it Stamatis Karmantzis dhe një prift u dërguan në spital.
Banorët grekë të dy ishujve janë kundër politikës së Athinës për emigrantët pasi këto dy ishuj janë bërë baza të emigrantëve duke u mbipopulluar nga ta.
Policisë greke i është dashur që të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë 500 banorët e irrituar në Lesvos pasi u sulmuan me mjete të forta na ta.
Greqia ka momentalisht një kamp refugjatësh në Lesvos i cili është projektuar për 3 mijë veta, por deri tani numri i të akomoduarve aty ka shkuar në 18 mijë. Për këtë arsye qeveria greke ka planifikuar të bëjë kampe të tjera në ishujt Lesbos, Chios, Samos, Kos dhe Leros.




