Meta padit në SPAK ministren Etilda Gjonaj

schedule12:12 - 24 Shkurt, 2020

schedule 12:12 - 24 Shkurt, 2020

Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi në rrjetin social “Facebook” njoftoi se Presidenti Meta do të depozitojë sot në SPAK kallëzimin për  ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Blushi bën me dije se në prokurorinë e Posaçme SPAK, Presidenti do të dorëzojë kallëzimin penal për Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe për zyrtarë të tjerë të lartë të përfshirë sipas tij në veprimtari kriminale.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit”, shkruan zëdhënësi i Presidentit Meta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!