Pronarët e rinj dhe opsioni i rikthimit në krye të Interit, Moratti flet troç

schedule08:56 - 24 Shkurt, 2020

schedule 08:56 - 24 Shkurt, 2020

Massimo Moratti mbetet tifozi më i zjarrtë i Interit, por ish-presidenti e mohon mundësinë për t’u kthyer në krye të klubit të zemrës. 74-vjeçari qëndroi në këtë post nga viti 1995 deri në vitin 2013, teksa është i kënaqur me pronarët e rinj. Diçka që e konfirmon për CheTempoCheFa.

Ndodhemi në duar të sigurta, pronarët aktualë kanë disponibilitet dhe ndjeshmëri për Interin. Rikthimi im? Nuk më ka shkuar kurrë në mend për t’u kthyer, është një kapitull shumë i bukur, por tani ka në drejtim njerëz që e shikojnë të ardhmen në mënyrën e duhur.

E mohoj mundësinë e rikthimit në krye të Interit. Njerëzit afër mejë më kërkojnë që të blej përsëri Interi, sepse mendojnë se do kënaqesha shumë. Sigurisht që do më pëlqente të kisha të njëjtën kohë të momentit që mora drejtimin e klubit, por Interi ndodhet në duar të sigurta tani“, deklaron Massimo Moratti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!