Një episod i çuditshëm ka ndodhur në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Makedonija GP mposhti Akademija Pandev në shtëpi falë një goli të shënuar në minutën e shtatë shtesë. Ish-sulmuesi i Tiranës, Dejan Blazevski u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe i dhuroi një trepikësh të rëndësishëm për objektivin Europë skuadrës së tij.
Në një moment të ndeshjes miqtë po sulmonin dhe në lojë ishin dy topa. Njëri në këmbët e një lojtari të Akademija Pandev dhe tjetri në duart e një mbrojtësi të Makedonija GP. Ky i fundit zgjedh të frenojë kundërshtarin duke goditur topin me… top! /abcnews.al
The level of professionalism in Macedonian First League from r/soccer