Tyson Fury arriti një fitore shumë të rëndësishme kundër Deontay Wilder, fitore e cila i dha dhe titullin kampion të WBC. Boksieri britanik njihet për veprimet e tij të çudtishme dhe nuk kishte si të mos mungonte një i tillë pas një nate si kjo.
Menjëherë pas fitores, 31-vjeçari pas deklaratës për mediat vendosi të këndojë në ring. Një show i vërtetë nga Fury, duke i befasuar të gjithë tifozët e pranishëm dhe jo vetëm.
Ai vendosi të këndojë këngën “American Pie” dhe më pas e gjithë salla e këndoi me të. Ndoshta është dhe ngacmimi i radhës për kundërshtatin e tij Wilder, pasi ai është pikërisht nga Amerika. /abcnews.al
Tyson Fury really sang ‘American Pie’ after beating Deontay Wilder #WilderFury2 ??
(via @trboxing)pic.twitter.com/BZA6F8Pxjj
— ESPN (@espn) February 23, 2020