Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, ka folur pas barazimit 1-1 kundër Fiorentinës mbrëmjen e djeshme. Ai ka folur për të ardhmen e Ibrës, e cila varet nga pozicionimi i kuqezinjve në fund të sezonit. Gjithashtu, ish-kapiteni flet dhe për njëriun e momentit te Milani, ante Rebic.
‘’Në kontratën e Ibrës është e qartë se nëse arrihet zona Champions, atëherë autommatiikisht ajo rinovohet për një tjetër sezon. Nëse jo natyrisht që do të ulemi dhe të diskutojmë me të. Me Zlatanin është gjithmonë një dialog i hapur dhe besoj se do të arrijmë një kompromis’’, deklaron italiani.
Ante Rebic vazhdoi momentin e mirë që po kalon, pasi shënoi golin e tij të gjashtë në shtatë takime. ‘’Rebic është këtu tek ne në një marrëveshje dy-vjeçare. Ai do të luajë dhe sezonin tjetër për ne dhe më pas do të shikojmë se çfarë do të ndodhë’’, mbyll Maldini. /abcnews.al