Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të shtunë ka qenë në Fier ku është takuar me banorët dhe ka parë nga afër problemet e tyre të përditshme.
Kryedemokrati përmes një video të postuar në Facebook, shkruan se edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/548076419133219/
“Me nënat dhe gratë fierake që rrisin fëmijët dhe mbajnë shtëpinë duke u përballur përditë me varfërinë dhe padrejtësitë që rriten. Edhe pse në kushtet e mbijetesës, ato janë me kurajo dhe dinjitet, por edhe me shpresë se #DiteMeTeMira do vijnë për to dhe për familjet e tyre. Sepse fierakët dhe gjithë shqiptarët meritojnë të nesërme më të mirë. #PotëDëgjoj”, shkruan Basha./abcnews.al