Koronavirusi në Itali, forcohen masat në portin e Durrësit, flet mjeku i karantinës

schedule11:47 - 22 Shkurt, 2020

schedule 11:47 - 22 Shkurt, 2020

Autoritetet portuale të Durrësit ka shtuar masat në kohën kur shteti fqinj Italia po përballet me koronavirusin ku si pasojë deri më tani kanë humbur jetën.

Në portin e Durrësit mësohet se është rritur gatishmëria për kontrollet, ndërkohë që vetëm këtë fundjavë 2 tragete me rreth 446 pasagjerë të nisura nga bari janë ankoruar në vendin tonë. Ndërkohë në kuadër të këtyre masave shtuese  mjeku përgjegjës i karantinës se portit, Indrit Kalaja ka thënë se ndaj pasagjerëve është ushtruar kontroll dhe se ata nuk kanë rezultuar me probleme shëndetësore.

“Nuk ka pasur pasagjerë nga vatrat e infektuara. Po mbahen në vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare. Muajt e fundit kanë hyrë anije nga portet e Detit të Zi.”, tha mjeku Kalaja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!