“Nuk do të ketë Shqipëri pa shqiptarë”. Kështu deklaroi Presidenti Ilir Meta në mbyllje të konferencës për shtyp në Presidencë.
Kreu i Shtetit lajmëroi sot se do të dorëzojë të hënën kallëzim penal në SPAK për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, me argumentin se ka kryer një mori shkeljesh përmes botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të KED për emërimin e gjyqtarëve.
Ndër të tjera Presidenti u pyet nga gazetarët edhe për tubimin e njoftuar nga ky i fundit me qytetarët në 2 mars.
“Do të jenë në 2 mars bashkë me Presidentin e Republikës për t’i treguar këtij grupi kriminal dhe kësaj celule mafioze edhe në ministrinë e Drejtësisë, që në mënyrën më flagrante dhe mafioze bejne kete edhe ministria që duhet të jetë garant i ligjit.
Se thonë shpesh që nuk i takon presidentit të sillet kështu. Vetëm kushtetuta, ndaj dhe Presidenti e ka të qartë rolin e tij për të mbrijtur dhe i ka lajmëruar të gjithë brenda dhe jashtë vendit. Gjykata Kusdhtetuese është vijë e kuqe dhe e kuqe flakë siç ëhstë flamuri i Shqiopërisë që kanë dhënë jetën. Nuk do të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, përfundoi Meta. /abcnews.al