Përballë vettingut, pasuria që ka deklaruar zv.Drejtoresha e Policisë së Shtetit

schedule10:54 - 21 Shkurt, 2020

schedule 10:54 - 21 Shkurt, 2020

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka zhvilluar seancën dëgjimore me zv.drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, kandidate edhe për BKH.

Duket se Hajnaj është drejt konfirmimit  në detyrë. Vlerësimi për Hajnajn në tre kriteret bazë, pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale. Subjekti ka një apartament në Tirane, Apartament banimi ne Tiranë, në pronësi të babait i cili nuk jeton më, shtesë apartamenti në Tiranë në emër të nenës, vëllait dhe subjektit.

Subjekti ka plotësuar saktë formularin për pastërtinë e figurës, pasurisë, nuk administrohen prova për kontakte me persona të përfshirë në aktivitete kriminale. Në të gjithë procedin e hetimit komisioni konstaton se subjekti i rivleresimit ka kryer deklarim të saktë. /abcnews.al