Pengjet e Samir Handanovic: Sikur t’i luaja përsëri këto dy ndeshje…

schedule17:16 - 20 Shkurt, 2020

schedule 17:16 - 20 Shkurt, 2020

Samir Handanovic është mungesa e madhe e Interit në këtë periudhë, por portieri slloven vazhdon të punojë fort për t’u rikuperuar sa më shpejt. Çdo futbollist ka pengje në karrierë dhe nuk mund të jetë ndryshe për lojtarin zikaltër.

Në një prononcim për Il Calciatore, 35-vjeçari tregon dy ndeshjet që do të donte t’i riluante përsëri. Atë ndaj Arsenalit të vitit 2012 për Champions League kur ishte pjesë e Udineses dhe ndeshjen me Borussia Dortmund të 5 nëntorit të kaluar. Zikaltrit po fitonin 0-2 në pjesën e parë, por gjermanët përmbysën gjithçka fituan 3-2 dhe kjo humbje ndikoi në eliminimin e Interit nga Champions League.

Do doja të luaja përsëri të gjitha ndeshjet që kam humbur në karrierë, por në veçanti do të zgjidhja sfidat Arsenal-Udinese dhe duelin e fundit ndaj Borussia Dortmund. Rezultati i ndeshjes ndaj verdhezinjve nuk ishte aspak ai që prisnim“, deklaron kapiteni i Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!