Lajme të mira për Piolin, rikuperon dy titullarë në prag të Fiorentinës

schedule14:17 - 20 Shkurt, 2020

schedule 14:17 - 20 Shkurt, 2020

Milan pritet të luajë ditën e shtunë në Firenze përballë Fiorentinës. Ekipi kuqezi vjen pas fitores 1-0 kundër Torinos dhe të gjithë besojnë te një tjetër rezultat pozitiv. Përpos lajmit jo të mirë që trajneri Pioli mori ditën e djeshme, ku Kjaer nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës, sot ai ka marrë dy lajme pozitive.

Lajmi i parë është se Matteo Musacchio do të jetë gati për përballjen kundër ekipit violë. Kështu që mungesa e danezit në mbrojtje nuk do të jetë aspak problem. Lajmi tjetër i mirë është se dhe Hakan Calhanouglu do të rikthehet. Mesfushori turk nuk luajti kundër Torinos për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Mesa duket Hakan nuk ka asgjë serioze dhe pritet ta fillojë si titullar takimin e së shtunës. Milan aktualisht renditet në vendin e tetë në Seria A me 35 pikë. Ëndrra e tifozëve kuqezi është zona Champions, që ndodhet nëntë pikë larg. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!