Kostoja e energjisë elektrike zbret nën zero në Finlandë

schedule12:26 - 20 Shkurt, 2020

schedule 12:26 - 20 Shkurt, 2020

Operatori Nord Pool, i cili menaxhon shpërndarjen e energjisë elektrike në disa vende të Evropës Veriore, ka publikuar të dhënat për Finlandën, ku për disa orë, të hënën e kaluar kostoja e energjisë elektrike shkoi nën zero: minus 20 cent për kWh.

Presidenti i Autoritetit Finlandez të Energjisë, Antti Paananen, shpjegoi se shkaku i fenomenit ishte prodhimi më i madh i energjisë elektrike sesa konsumi.

Finlanda prodhon sasi të mëdha të energjisë nga burime të rinovueshme, kryesisht me turbina me erë, dhe ajo çfarë shkaktoi një tjetër rritje të prodhimit të energjisë ishte një stuhia e fortë mbi Oqeanin Atlantik.

Në të njëjtën kohë, për shkak të një dimri të butë, konsumi i energjisë për ngrohje ka qënë i ulët.

Për më tepër, greva e punëtorëve në industrinë e drurit, një nga më të rëndësishmet në vendin Nordik, me konsumin më të lartë të energjisë elektrike, ka ndikuar në uljen e kërkesës për energji.

Autoriteti Finlandez i Energjisë vunë në dukje se një çmim i tillë energjisë elektrike është raportuar në të kaluarën në Danimarkë dhe Gjermani, por në llogaritjen e minus 4-6 cent për kWh.

Nga ana tjetër, ky çmim i energjisë elektrike, dhe indeksi kaq i lartë, është regjistruar për herë të pare në Finlandë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!