Rrëzimi i Gadafit nuk solli atë që pritej në Libi. Përkundrazi, vendi është duke u përballur me një luftë të përgjakshme që prej largimit të tij.
Që prej 2010 kur nisi Pranvera Arabe vendi nuk ka gjetur qetësi, me grupe dhe ushtri që kërkojnë të marrin drejtimin. Sëfundmi, palët ndërluftuese janë qeveria islamiste e Tripolit, e njohur nga OKB si edhe ushtria e Gjeneralit Khalifa Haftar, cili mbështetet nga Perëndimi, SHBA-të, Franca, Rusia, Egjipti, Arabia Saudite, etj.
Sëfundmi ai është takuar me Presidenin e Francës, Macron, por kjo duket se ka shkaktuar shqetësim të madh në Turqi, e cila bashkë me Katarin mbështet qeverinë islamiste të Tripolit.
Kreu i Kuvendit të Turqisë, Mustafa Sentop ka reaguar ashpër ndaj fotos së gjeneralit Haftar dhe presidentit Macron duke thënë se ata janë bërë bashkë për të përçarë botën islame
“Deklaratat e furnizuesit me armë të Gjeneralit Haftar janë një armiqësi primitive ndaj Islamit”, shkruan ai të Tëitter.
Ushtria e Haftar ka marrë pjesën më të madhe të Libisë, ndërsa tani ndodhet në portat e Tripolit duke bërë që Turqia të dërgojë armë në mbështetje të saj. Gjatë ditës së djeshme, një anije turke u godit me predha në portin e Tripolit pikërisht nga forcat e Haftar, të cilët kanë paralajmëruar se do të rrëzojnë apo fundosin çdo avion ose anije që i dërgon armë qeverisë së Tripolit. /abcnews.al


