“Të rinjtë pa mendim kritik”, analiza: Maturantët dinë më mirë gjuhën e huaj se shqipen

schedule16:09 - 19 Shkurt, 2020

schedule 16:09 - 19 Shkurt, 2020

Shkollat tona nuk po nxjerrin individë që mendojnë në mënyrë të pavarur. 18 vjeçarët shqiptarë mund të zbatojnë mirë njohuritë që marrin, por e kanë të vështirë të krijojnë një mendim personal rreth tyre. Këtë ka nxjerrë në pah analiza e provimeve të Maturës Shtetërore, ku nota mestare e të diplomuarve vitin e  shkuar në gjuhën shqipe dhe letërsinë ështe 6.4  Thuajse i njejti nivel me atë të në gjuhë të huaj.

“Janë të mirë në njhjen apo të kuptuarin e teksteve, por e kanë të vështirë të krijojnë një mendim personal. Pra në fushën e interpretimit në fushën e gjykimit, ende mbetet një punë e madhe për t’u bër”, shprehet drejtoresha  Rezana Vrapi.

Gjimazistët  sipas Drejtoreshës së  Qendrës së Shërbimeve Arsimore priren më tepër drejt teknologjisë dhe më pak drejt librit. Arsye kryesore kjo që niveli i tyrë në gjuhën amëtare lë për të dëshiruar.

“Dallon te korrigjimi që ne kemi bërë, vëmë re një varfërim në fjalor. Fjalite janë shumë të varfra, sintaksa e tyre në shumë raste është e cënuar. Në shumicën e rasteve vëmë re fjali të thjeshta, nga ana tjetër kanë vështirësi edhe në kuptimin e elementëve të caktuar të tekstit që jepet për tu studiuar në provim”, thotë Vrapi.

Gjykimi i pavarur  i lë në baltë  18-vjeçarët shqiptar edhe kur bëhet fjalë për një shkencë ekzkate si matematika.

“Një nga gjetjet qëne kemi patur është se ata dalin mirë në nivelet e para dhe të dyta, çështja është te zgjidhjet problemore të rasteve të caktuara. Duhet të ëbhet më shumë punë jo vetëm me modelet fikse, por edhe ato krijuese”, thekson drejtoresha.\

Rezultatet e maturës shtetërore të  vitit 2019 nxjerrin në pah nivelin real të gjimazistëve në shkollat tona pasi ky është brezi që përfundon studimet me kurrikulën  e orientuar mbi të mesuërin në kompetenca.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!