Santi Cazorla është një legjendë e futbollit spanjoll, por dhe e skuadrës së Arsenalit. Mesfushori veteran i ka luajtur vitet e tij më të mira në “Emirates” dhe është idhull i tifozerisë londineze.
Edhe pse luan prej 2 sezonesh te Villareal, Cazorla mbetet pjesëtar i “familjes” së Arsenalit dhe shpeshherë, mbështet “Topçinjtë” në rrjetet sociale dhe në stadium, aty ku është i pranishëm për ndeshjet e mëdha.
Cazorla pak muaj më parë pranoi se pengu u tij më i madh në karrierë, është se nuk u largua në mënyrën e duhur nga Arsenali dhe se do të donte të ndiente dashurinë e tifozerisë të paktën dhe një herë të vetme.
Duket se Arsenali do t’ia plotësojë këtë dëshirë fantazistit spanjoll dhe tifozëve të tyre, pasi po përgatisin një ndeshje në fund të sezonit, me Santi Cazorlan që do të mbajë shiritin e kapitenit. Një gjest fantastik i klubit londinez dhe Cazorla më në fund do të ketë mundësinë të largohet siç duhet…/abcnews.al