Policia e Kurbinit ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi prej dy vitesh ishte shpallur në kërkim. Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.
Ky i fundit ishte shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”.
Hidri ishte pjestar i një grupi prej 11 personash të arrestuar në vitin 2017 në Lezhë për kultivim kanabisi. Gjatë komunikimeve mes tyre ata përdornin kode si “ujku” për policinë dhe “kecat” për lëndën narkotike.
Njoftimi i policisë:
Policia e Kurbinit në vijim të punës për zbatimin e planit të masave, për evidentimin e goditjen e palishmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale si dhe personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, Policia ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur, në fshatin Vinjollë, Kurbin, të kapet dhe ndalohet shtetasi:
Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
/abcnews.al

