Dueli Fury-Wilder, legjenda Mike Tyson tregon se me kë është tifoz

schedule19:40 - 17 Shkurt, 2020

schedule 19:40 - 17 Shkurt, 2020

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka zbuluar se po mbështet plotësisht Tyson Fury për të mposhtur Deontay Wilder në mega-ndeshjen e radhës. Britaniku Fury, 31 vjeç, do të ndeshet me kampionin “WBC”, Wilder, me 22 shkurt në Las Vegas. Dhe Tyson zbuloi se ai po mbështeste “King Gypsy”.

Tyson tha për BT Sport: “Më pëlqejnë të dy si boksierë, ata të dy erdhën nga zero dhe arritën të bëhen kampionë në peshën e rëndë. Ju duhet ta respektoni këtë, unë isha në pozicionin e tyre njëherë e një kohë.

Në ndeshjen e parë, shpresoja që Tyson Fury të fitonte, e mbështes se ka të njëjtin emër me mua. E logjikshme apo jo? (qesh). Unë kam qenë gjithmonë tifoz i tij. Ai është shumë i pëlqyeshëm, ai është një person komik dhe shumë i aftë në ring.

Do të jetë një luftë me të vërtetë interesante, sepse të dy do të kenë diçka për të provuar. Unë vetëm dëshiroj më të mirën për Tyson Fury”, tha Mike Tyson./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!