”Dhimbje koke” për Piolin, Milani humbet një titullar përpara Torinos

schedule12:59 - 17 Shkurt, 2020

schedule 12:59 - 17 Shkurt, 2020

Milan pritet të luajë sonte në darkë në “San Siro” kundër Torinos. Kuqezinjtë vijnë pas atij barazimi 1-1 me Juventusin në gjysmën finalen e Kupës së Italisë dhe mbrëmjen e sotme do të tentojnë fitoren. Trajneri i Milanit publikoi ditën e djeshme listën e lojtarëve të grumbulluar, por sot paradite ai ka humbur një lojtar.

Bëhet fjalë për mesfushorin turk, Hakan Calhanoglu. 26-vjeçari ka një dëmtim muskular dhe ka mbetur jashtë sfidës së sotme. Sipas mediave italiane, pas disa testeve Hakan do t’i duhet të qëndrojë pushim. Një humbje e madhe kjo për trajnerin Pioli përpara një sfidë, ku duhen vetëm tri pikët.

Giacomo Bonaventura dhe Lucas Paqueta mund të luftojnë për vendin e lënë bosh nga turku, i cili do të luante si trekuartist. Në sulm do të luajë Ibrahimovic në qendër dhe nga krahët Ante Rebic dhe Samu Castillejo. Nga mungesa e Calhanoglu mund të kemi dhe një ndryshim në formacion, por është Pioli ai që vendos. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!