“Do ketë prova më të rënda”, Meta: Po përpiqen t’ua heqin vëmendjen me shashka që hidhen majtas dhe djathtas

schedule12:25 - 17 Shkurt, 2020

schedule 12:25 - 17 Shkurt, 2020

Në një konferencë për shtyp, Presidenti Ilir Meta ka komentuar paketën ligjore anti-KÇK. Meta nuk u zgjat shumë te kjo nismë, por u përqëndrua vetëm tek ajo që kanë pasyruar sonazhet.

Siç thekson Kreu i Shtetit 85% e shqiptarëve nuk e besojnë.

Nuk kam folur shumë për këtë ligjin e KCK, se ja ku është përgjia 85% nuk e besojnë dhe 15 % përpiqen ta besojnë. Presidenti është shprehur për ligjin e “KryeKCK”, dhe ky ligji që do bëjë të mundur që të çojnë të gjithë kamikazët e partisë në Gjykatën Kushtetuese që është njëpërpjekje jo vetëm anti kushtuetesue. Është një përpjekje për ta nxirë fare fytyrën e Gjykatës Kushtetuese, pasi nuk duan që anëtarët të kalojnë nga ky instuitucionin ata me këtë ligj duan që ti fusin nga oxhaku i Gjykatës Kushteteuse. Kush hyn nga oxhaku atje del i nxirë. Këta e thirrën Venecian dhe këtëa një ditë para se Venecia të vinte këtu. Këta thonë që i kemi marrë edhe mendimin KED. Ne i kemi kërkuar, Dvoranit se cili është mendimi, dhe ai ka thënë nuk ka kërkesë nga Kuvendi dhe nuk kam ndonjë mendim për këtë”, tha Meta.

Më tej kreu i shtetit u pyet nga gazetarët nëse do e jepte dorëheqjen nga posti që mban për shkak të zhvillimeve politike dhe asaj që ai e quan kapjen nga mazhoranca të sistemit të drejtësisë dhe institucioneve si Gjykata Kushtetuese. Lidhur me këtë Meta u shpreh i bindur se do të jetë në krye të detyrës së tij deri në përfundim të mandatit.

Së pari është përgjegjësia ime t’i qëndroj atij betimi që kam bërë me dorën mbi Kushtetutë dhe me zemër deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi e shohin të gjithë shqiptarët. Po të bënte gjëra të mira duk do largoheshin 8 shqiptarë, kur nga Serbia largohet një serb. E kemi çdo ditë grusht shteti dhe shpopullim. Kështu që nuk ekziston asnjë mundësi që Presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij. Së dyti, pse unë nuk kam qenë për të thirrur Venecian këtu. Kam qenë partizani kryesor që edhe në Reformën në Drejtësi do ta realizonim mbi rekomandimet e Venecias. Bazuar mbi rekomandimet e Komisonit të Venecias arritëm në atë konsensus. Tani ka patur nga pak grusht shteti për të arritur deri këtu që edhe Gjykata Kushtetuese të rrëmbehet dhe të kthehet në një polici antikushtetuese të shtetit PPP. Nuk kishte gjë më fyese, pse duhet të vijë Venecia. Nuk ka ndonjë që të mos e kuptojë që neni 79 e thotë shumë qartë. Këta duhan të vënë në dyshim intelektin e njeriut më të thjeshtë. Çdo ditë do të keni prova të tjera më të rënda se këto. Nuk janë gjë tjetër vecse një zhurmë për të larguar vëmendjen dhe për të instaluar grushtin e shtetit“, tha Presideti.

Grushtit të shtetit siç e quan ai, Meta i përgjigjet me dekrete. Ndërsa nuk heziton të shtojë se qytetarëve po u largohet vëmendja me shashka që hidhen majtas dhe djathtas.

Nuk ka nevojë për tanke, për gaz, por ja me ca letra dhe mbyllet cdo gjë në një dorë. Grushtit shtetit i përgjigjem me derkrete. Kam për detyrë tu drejtohem qytetarëve. Kushtetuta gatanton unitetin.  Do bëj gjithçka në mbrojtje të Kushtetutës. Ju ftoj të përqendroheni tek kjo çështje. Do përpiqen t’ua heqin vemendjen me shashka që hidhen majtas dhe djathtas. Nga një grup mafioz që punon kundër interesave kombëtare, është armik i qartë i shtetit të së drejtës”, tha Meta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!