Lazio ka arritur të përmbysë rezultatin në takimin kundër Interit. Young kaloi në avantazh zikaltërit në fundin e pjesës së parë, ndërsa Immobile, në fillimin e së dytës, barazoi me penallti.
Milinkovic-Savic, në minutën e 69-të, shënon një gol të shkëlqyer për Lazion, duke përmbysur shifrat. Savic driblon Lukakun brenda zonës dhe shënon me të majtën, duke shtangur Handanovicin./abcnews.al
Serie A, java 24
Lazio – Inter 2-1
Immobile (p) 50′, Savic 69′ / Young 44′

