Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez, duket gjithmonë e më larg Interit. CEO i zikaltërve, Beppe Marotta tha për SkySport se Lautaro Martinez do të largohet nga Interi vetëm nëse vetë lojtari e kërkon me doemos diçka të tillë.
Sipas Marottës, interesimi për Barcelonën është i justifikueshëm, pasi Martinez është një lojtar i ri dhe që po rritet dita-ditës. “Lautaro Martinez te Barcelona?
Ai është duke u rritur, është një djalë shumë i ri dhe kryesisht është i interesuar të veshë fanellën e Interit. Lojtarët largohen kur vetë e duan me doemos diçka të tillë”, tha Marotta./abcnews.al