“Dako ka qenë dhe është miku im”, Bardhi reagon ndaj deklaratës së Ramës: Ka frikë se mos banda i ha kokën

schedule18:09 - 16 Shkurt, 2020

schedule 18:09 - 16 Shkurt, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi reagoi ndaj deklaratës së Ramës për Vangjush Dakon. Gjatë emisionit “Opinion” Rama do të shprehej se “Dako ka qenë, është, dhe do të mbetet miku im edhe nëse neser shkon në burg”. Ai gjithashtu tha se nuk ia përcakton shokët Departamenti Amerikan i Shtetit, i cili e ka shpallur Dakon “non grata”.

Sipas Bardhit, Rama e mbron Dakon se ka frikë Avdylajt e Shijakut.

Reagimi i plotë:

Këmbëngulja e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anëtarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!