Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, mund të largohet nga kuqezinjtë këtë verë. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, deklaroi para disa ditësh se ai qëndron në Milano vetëm nga dashuria për ngjyrat kuqezi. Ai konfirmoi se italiani kërkon të luajë në Champions League dhe Milan për momentin është shumë larg zonës europiane.
Me Donnarummën në largim, Milan duhet të gjejë një zëvendësues të denjë. Në mediat italiane po qarkullon lajmi se është Salvadore Sirigu i përzgjedhuri për portën. Sipas ‘’Tuttosport’’, bordi drejtues e shikon italianin si një portier me eksperiencë dhe të duhurin për portën e ‘’Djallit’’.
Sirigu për momentin është pjesë e Torinos dhe ka një kontratë me klubin ‘’Granata’’ deri në qershorin e vitit 2022. Kjo është mundësia më e mirë për të që të transferohet në një klub të madh, përpara se ai të tërhiqet nga futbolli i luajtur. /abcnews.al