Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Romeo dhe Zhuljeta” e kohëve moderne, çifti vendos të vdesin në një ditë

schedule16:42 - 15 Shkurt, 2020

schedule 16:42 - 15 Shkurt, 2020

Një çift të moshuarish kishin rënë dakord të bënin një  pakt të vetëvrasje. Ata janë konsideruar si “Rome dhe Zhuljeta” e kohëve moderne, pasi thanë se “donin të ecnin nëpër portat e parajsës së bashku”.

Geoffrey, 89 vjeç dhe Ida Platt, 90 vjeç morën mbidozë të pilulave në banesën e tyre në Swinton, Mancester të Anglisë, majin e vitit të kaluar.

Ata kishin diskutuar dhe planifikuar vetëvrasjen e tyre dhe kishin marrë bashkërisht vendimin për të vdekur para se të merrin pilulat.

Ida vdiq pasi mori mbidozën ndërsa Geoffrey mbeti i ve pasi mbijetoi dhe u gjet nga një fqinj. Ai u shërua dhe u kthye në banesën e tyre, pasi gruaja i e tij kishte ndërruar jetë pasi morën vendimin të vdisnin të dy.

I goditur nga pikëllimi, inxhinieri në pension i bordit të ujit u gjet i varur në shtëpinë e tij në Swinton, Mançester, tre muaj më vonë, në gusht të vitit të kaluar.

Gjykata Bolon Coroners dëgjoi sesi Geoffrey kishte pritur mbesën e tij dhe kujdestarin kryesor, Janet Jackson, të shkonte me pushime në Francë para se të merrte jetën e tij.

Para se ajo të largohej, ai i tha asaj se e donte. Këtë deklaratë e bëri  para se të merrte jetën e tij, u tha në gjykatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!