Flor Riza është i pranishëm në emisionin Pressing në ABC News. Në fjalën e tij, u shpreh: “Partizani ishte i detyruar të kualifikohej, rivali i ardhshëm do të ishte Tirana. Ndeshja do të luhej në Air Albania, do të kishte përfitime të mëdha.
Unë mbetem i mendimit se ndeshja e parë e Kupës që luhet në ndeshjen jashtë, duhet vlerësuar maksimalisht, manuali është kryesori në futboll. Ne nuk jemi në dijeni të situatave dhe nuk mund të marrin pjesë në diskutim.
Logjika të çon se Dhoma e Zgjidhjeve të Konflikteve, zgjidh konfliktet. Konfliktet, lindin nga dy palë jashtë kësaj dhome. Di që atje, kanë shkuar me dhjetëra sportistë. Të gjithë kanë problemin e mos-pagesave dhe të gjithë e kanë zgjidhur”./abcnews.al