Një makinë tip”Benz” është shkrumbuar mesditën e kësaj të enjteje në Shëngjin.
Policia bën me dije se makina ishte në pronësi të shtetasit Elion Daja 41 vjeç. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është shoqëruar në polici autori i dyshuar shtetasi M.P., 19 vjeç.
Policia Lezhë:
Sot, rreth orës 13:05, në Shengjin, Lezhë është djegur mjeti tip”Benz” në pronësi të shtetasit E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.
Sherbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, shtetasin M.P., 19 vjeç, banues në Shengjin ,si autori i dyshuar i zjarrëvënies së automjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al