“Nuk refuzohet Juventusi, Vrioni shpreson rikthimin te kombëtarja kuqezi”

schedule08:23 - 13 Shkurt, 2020

schedule 08:23 - 13 Shkurt, 2020

Giacomo Vrioni kaloi nga Sampdoria te Juventusi në ditën e fundit të janarit. Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te Cittadella në Serie B fazën e parë të sezonit, aty ku luajti 5 ndeshje dhe nuk shënoi asnjë gol. 21-vjeçari ka kaluar në një klub të madh, por edhe në një kategori më poshtë.

Vrioni po aktivizohet me Juventusin U23 dhe deri tani numëron 41 minuta aktivizim. Agjenti i tij, Giacomo Pagliari ka folur rreth transferimit te bardhezinjtë dhe shpreson që sulmuesi të rikthehet sërish në kombëtaren kuqezi, aty ku debutoi me 14 tetor të vitit 2018 përballë Izraelit në Nations League.

Kur të kërkon Juventusi nuk mund t’i thuash jo. Jam i sigurt që Vrioni do të bëjë mirë deri në fund të sezonit. Ai do të përpiqet të japë më të mirën, me shpresën që do të marrë një ftesë nga Reja dhe Shqipëria. Lojtari është shumë i lumtur që është në një klub kaq të madh“, deklaron Pagliari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!