Befason klubi spanjoll, përforcohet me kinezin e tërhequr prej vitit 2011!

schedule08:55 - 13 Shkurt, 2020

schedule 08:55 - 13 Shkurt, 2020

Extremadura ka përforcuar repartin ofensiv ditën e djeshme me një lojtar nga Kina. Ai quhet Leilei Gao, aktivizohet në rolin e mesfushorit ofensiv dhe në korrik mbush 40 vjeç. E veçanta është se Gao vendosi të tërhiqet nga futbolli në vitin 2011.

Për 5 vite nuk preku top me këmbë, ndërsa nga viti 2016 ka tentuar të bëhet pjesë e disa ekipeve të nivelit të ulët në Spanjë. Gjithsesi, lojtari aziatik ka zbritur vetëm 12 herë në fushë në katër vitet e fundit.

Nuk vij për spektakël, shpresoj të konkurroj si një profesionist i vërtetë dhe të vlerësohem për këtë gjë“, shprehet Gao pas prezantimit tek ekipi që garon në La Liga 2. Një përforcim i çuditshëm i Extremadura, ndërkohë që Leilei Gao shpreson ta shfrytëzojë në maksimum këtë shans të artë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!