Luhet tetë takime të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Tre janë sfidat më interesante: Laçi-Bylisi, Partizani-Besëlidhja dhe Flamurtari-Vllaznia. Në takimet e tjera, ekipet e elitës, përveç Luftëtarit që është mundur 3-0 në sfidën me Apoloninë, thuajse e kanë zgjidhur çështjen e kualifikimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
E mërkurë, më 12 janar, ora 13:30
GRUPI A
Partizani-Besëlidhja 2-1 (0-3)
Shënues: Telushi 8′, Telushi 20′ (pen.) / Hajdari 5′
Teuta-Erzeni 0-1 (3-1)
Shënues: Djidjiwa 8′
Flamurtari-Vllaznia 0-1 (2-2)
Shënues: Silvio Junior 28′ (pen.)
Tirana-Kastrioti 2-0 (3-1)
Shënues: Halili 13′, Beshiraj 19′
GRUPI B
Kukësi-Lushnja 0-0 (1-0)
Skënderbeu-Besa 1-0 (2-0)
Shënues: Mensah 39′
Laçi-Bylis 1-0 (0-2)
Shënues: Greca 18′
Luftëtari-Apolonia 0-0 (0-3)
/abcnews.al