Gazetari investigativ Artan Hoxha ka siguruar një intervistë ekskluzive, zhvilluar në telefon me personin e akuzuar në Shqipëri si urdhërues i pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz. Bëhet fjalë për Gramoz (Dritan) Rexhepin i cili është i dënuar për trafik droge në Eukuador. Gazetari dha detaje për bashkëbisedimin me Rexhepin, teksa ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e Abc News.
Hoxha: “Ai (Rexhepi) shprehet se nuk kam parë asnjë reagim nga Policia e Shtetit dhe nuk kam asnjë urdhër-ndalimi. Këto gjëra janë thënë në media. Le të nxjerrë prokuroria një provë të vetme që ka”.
Po kështu, Rexhepi i ka thënë gazetarit se “dikush tjetër mund të ketë përdorur emrin tim. Nuk kam folur më askënd përveç familjes time. Duke qenë se kam një të kaluar problematike jam një njeri i besueshëm për tu përdorur për kërcënim. Nuk kam kontakt me asnjë nga vëllezërit e Jan Prengës. Nëse këtë gjë e ka përdorur dikush tjetër, dua ta di”, ka treguar ai.
Ndërsa sa i përket akuzës për ngarkesën e kokainës, gazetari Hoxha tha se ai i ka mohuar të gjitha akuzat. Ndërsa për Hajrit shprehet se nuk i njeh, duke pretendon që nuk ka asnjë provë që ta lidhë atë me akuzat. “Nuk kam lidhje me ngarkesën e kokainës dhe nuk i njoh vëllezërit Prenga”.
Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit me Artan Hoxhën ai ka thënë: “Më trego një provë që tregon se jam unë, ndërsa tha se është një emër kërcënues për këdo që merret me këtë punë”.
/abcnews.al