Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, arriti të shënonte mbrëmjen e djeshme por goli i tij ishte pa vlerë, pasi Interi arriti ta përmbysë sfidën. Në deklaratën pas ndeshjes, suedezi u shpreh se është i mërzitur nga humbja, por duhet patjetër një reflektim në ndeshjen me Juventusin.
“Kur ti je në avantazh 2-0 thjesht duhet të administrosh rezultatin. Në pjesën e parë ishim perfekt. Sapo filloi pjesa e dytë gjërat morën për keq. Pas barazimit ekipi pësoi një shok psikologjik. Humbëm besimin dhe kjo vjen nga mungesa e eksperiencës. Duhet të reagonim më mirë, por besoj se do reflektojmë ditën e enjte,” tregon Ibra për televizion suedez “STV”.
“Unë u riktheva te Milani për ti ndihmuar. Më vjen mirë që unë ende mund të bëj diferencën, edhe pse jam 38-vjeç. Një statujë e imja në Milano? Mendoj se mund të jetë diçka e bukur. Statuja ime do të dukej bukur në çdo vend të botës” mbyll sulmuesi suedez duke qeshur. /abcnews.al