Një ndeshje zgjat 90 minuta dhe gjatë kësaj kohe mund të ndodhë gjithçka në futboll. Derbi i Milanos dhuroi emocione, gola dhe përmbysje mbrëmjen e kaluar. Kuqezinjtë e nisën herët festën dhe e cilësuan të mbaruar ndeshjen pas avantazhit të dyfishtë në pjesën e parë.
Antonio Conte ia doli të karikonte djemtë e tij në pushim dhe Interi përmbysi rezultatin në pjesën e dytë. Përfundimisht 4-2 për zikaltrit dhe vendi i parë në renditje, me të njëjtën sasi pikësh që ka edhe Juventusi.
Ironitë dhe memet nuk kanë munguar në rrjetet sociale. Lukaku dhe trajneri Conte cilësohen si arkitektët e kësaj ecurie fantastike të zikaltërve dhe titulli kampion nuk është më një objektiv i parealizueshëm. /abcnews.al