Në fund të derbit të humbur, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për mikrofonat e Sky Sport: “Pjesa e parë ishte rezultat i strategjisë që përgatitëm këtë javë, mbase do të kishim merituar të shënonim më shumë se dy gola.
Fatkeqësisht, në pjesën e dytë ishin dy episode që ndryshuan lojën. Dy golat e marrë në tre minuta ndryshuan gjithçka. Në fund, ne gjithashtu patëm rastin të barazonim me gjuajtjen me kokë të Ibrës. Më vjen shumë keq, sepse performanca e pjesës së parë ishte fantastike.
Padyshim që duhej të ishit më të kujdesshëm, na mungoi edhe pak fati. Sidoqoftë, ishte performanca më e mirë e Milanit këtë vit. Duhet të fillojmë nga kjo pjesë e parë, performanca e ekipit ka qenë bindëse, por duhet të mësojmë të shmangim pakujdesinë e madhe si ajo e sotmja”, tha Pioli./abcnews.al

