Presidenti Ilir Meta ka përfunduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fund të vizitës së tij, Kreu i Shtetit ka zhvilluar një takim me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
Në një postimi në “Facebook”, Meta shfaqet me diplomatin Arviziu, ku shkruan se ai mbetet gjithmonë një promovues i miqësisë shqiptaro-amerikane.
“Në fund të kësaj vizite, një çmallje me Ambasadorin Arvizu. Ai mbetet gjithmonë një promovues i palodhur i miqësisë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Meta./abcnews.al