Cristiano Ronaldo në historinë e Juventusit. Shifrat flasin vetë dhe portugezi ka thyer rekordin që mbahej më parë nga David Trezeguet. Francezi kishte shënuar me fanellën bardhezi në nëntë ndeshje radhazi në Serie A, kurse CR7, pas goli të realizuar ndaj Hellas Verona, regjistron gola në 10 sfida njëra pas tjetrës.
Rekordin e ndajnë dy lojtarë, një legjendë si Gabriel Omar Batistuta dhe Fabio Quagliarella. Ata kanë shënuar në 11 ndeshje radhazi dhe Ronaldo ka mundësinë që fundjavën e ardhshme kundër Brescia ta barazojë atë rekord dhe më pas pjesë jo të shënojë emrin në historinë e Serie A.
Ronaldo e nisi serinë e golave që në fillim të muajit dhjetor, teksa shënoi në portën e Sassuolo, për të vijuar me Lazio (1 gol), Udinese (2 gola), Sampdoria (1 gola), Cagliari (3 gola), Roma (1 gol), Parma (2 gola), Napoli (1 gol), Fiorentina (2 gola) dhe ditën e ditën e djeshme kur shënoi ndaj Hellas Verona. / abcnews.al