Euronews: Popullsia po largohet, emergjencë kombëtare në Serbi

schedule16:50 - 7 Shkurt, 2020

schedule 16:50 - 7 Shkurt, 2020

Në përgjithësi në Ballkan shihet me sy të lirë se popullsia po largohet. Euronews me anë të një reportazhi të përqendruar kryesisht në Serbi, vë theksin tek fakti që emigrimi masiv ngre shumë dyshime për sa i përket mirëqënies ekonomike të vendit.

Një fshat i njohur për minierat në Serbinë Lindore, i cili dikur popullohej nga 200 familje, dhe ku ndodhej një shkollë, një mjek dhe një dyqan; tashmë pas 60 vjetësh është një vend fantazmë me vetëm 8 banorë.

Por ky nuk është rasti i vetëm në një shtet të shenjuar nga lufta në vitet ’90 dhe që ende mban plagët e shpërbërjes së Jugosllavisë. Ironikisht ishte pikërisht projekti për krijimin e një Serbie të Madhe që ndezi konfliktin. Sot nga ai vullnet politik dhe ushtarak ka mbetur vetëm hiri, sidomos në zonat rurale.

Fshatra gati të boshatisur, shtëpi të braktisura dhe gjysëm të shkatërruara, dyqane të mbyllura, jo vetëm në rrugët e Serbisë por në përgjithësi në Ballkan shihet me sy të lirë se popullsia po largohet.

Euronews me anë të një reportazhi të përqendruar kryesisht në Serbi, vë theksin tek fakti që emigrimi masiv ngre shumë dyshime për sa i përket mirëqënies ekonomike të vendit. Rënia demografike ndodh me ritme aq të shpejta sa konsiderohet një emergjencë kombëtare përballë së cilës kanë ndërhyrë dhe Kombet e Bashkuara.

Sipas Bankës botërore popullisa serbe nga 7 milion persona do të zbresë në 5.8 milion brenda vitit 2050.

Në vitin 2018 janë regjistruar 64 mijë lindje dhe 101 mijë vdekje pa marrë në konsideratë lëvijet emigratore. Nga viti 1989 Serbia ka humbur 23 për qind të popullsisë së saj dhe grafiku tregon një rënie  të vazhdueshme. Sipas BalkanInsight, për të përmbysur këtë fenomen do të duhet një mesatare lindjesh prej 2 fëmijësh por mesatarja aktuale është 1. Por situata është dhe më e rëndë në Bosnje e Hercegovinë.

Qeveria serbe konfirmon përkeqësimin e situatës duke saktësuar se vendi ballkanik po humb një qytet cdo vit. Ritmitregon për 103 persona më pak në ditë.

Ndryshimet demografike janë një fakt në të gjithë Europën, por në këto zona panorama është dhe më e trishtë: numri i vogël i lindjeve, aktualisht në vendet e zhvilluara kombinohen me numrin e lartë të emigrantëve dhe nivele emigracioni të ngjashme me ato të vendeve në zhvillim

Efektet ekonomike në një vend i cili po përpiqet të anëtarësohet në Bashkimin Europian janë të dukshme, dhe për një periudhë të shkurtër llogariten me miliarda euro. Ndërsa nëse flasim për një periudhë më të gjatë, duhet shtuar dhe shpenzimet që lidhen me pamundësinë e një popullsie të reduktuar dhe në moshë për punë për të mbajtur një numër të madh pensionistësh.

Parakalimi mes pensionistëve dhe të punësuarve duhet të ndodhë në vitin 2021.

Programi i zhvillimit i kombeve të bashkuara dhe fondi për popullsinë kanë mbledhur një grup prej shtatë ekspertësh ndërkombëtarë të profesioneve dhe specializimeve të ndryshme; zyrtarët e kombeve të bashkuara ndodheshin në Serbi një muaj më parë për të mbledhur material të nevojshëm për hetimet e tyre.

Në një intervistë për Associated Press, Volfgang Lutz, ekspert austriak i demografisë pranë intitutit ndërkombëtar për analizën e sistemeve të aplikuara, mendon se problemi kryesor lidhet me orofilin e serbëve që largohen se sa më rënien e përgjithshme demografike. Sipas tij personat më të prirur për t’u larguar nga vendi janë ata më të arsimuarit dhe më të kualifikuarit, por dhe më të motivuarit kryesisht.

Qeveria serbe është përpjekur të përmbysë këtë tendencë duke ofruar ndihmë financiare për ciftet me më shumë se një fëmijë, duke rikonstruktuar shkolla dhe qendra të aistencës së përditshme; si dhe duke ndihmuar familjet në oznat rurale apo sipërmarrjet në zonat e vogla.

Por një ide tjetër është ajo që qeveria serbe të përqendrohet dhe tek të moshuarit jo vetëm tek të rinjtë.

Kroacia fqinje, e cila aktualisht mban presidencën e rradhës së Bashkimit Europian, e rendit si prioritet dhe cështje urgjente sfidën demografike. Dhe zonat rurale në Kroaci po zbrazen me ritme alarmante. Në një kohë që më shumë se 15% e 4.2 milion kroatëve jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Situata nuk paraqitet më e mirë as në Bullgari dhe Ukrainë./abcnews.al