Lajm i mirë për Gattuson, rikuperon një titullar për ndeshjen kundër Lecces

schedule14:01 - 7 Shkurt, 2020

schedule 14:01 - 7 Shkurt, 2020

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, është gati të rikthehet në ndeshjen e radhës atë kundër Lecces. Senegalezi ka plot dy muaj që qëndron jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshë.

Në fakt përpos dëmtimit ka luajtur 5 minuta në debutimin e Rino Gatussos në stolin napoletan kundër Parmës dhe që nga ajo ndeshja Koulibaly nuk është aktivizuar më. Megjithatë, ai pritet të grumbullohet kundër Lecces, por pse jo dhe ta fillojë si titullar sfidën.

28-vjeçari gjatë kësaj kohe ka humbur 7 ndeshje të Napolit, por sipas raportimit të “Il Mattino” ai mund të rikthehet këtë jave. Një lajm shumë i mirë ky për Rinon dhe tifozët e Napolit, duke parë dhe gjendjen e vështirë që po kalon skuadra. /abcnews.al

 

Kalidou Koulibaly

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!