Derbi i Madoninës, Federata Italiane përcakton gjyqtarin e takimit

schedule12:24 - 7 Shkurt, 2020

schedule 12:24 - 7 Shkurt, 2020

Federata Italiane e Futbollit ka përcaktuar gjyqtarin e takimit për derbi mes Milanit dhe Interit. Sfida e shumëpritur pritet të zhvillohet ditën e diel në “San Siro” në orën 20:45.

Fabio Maresca është gjyqtari i përzgjedhur për këtë takim. Për 38-vjeçarin italian do të jetë takimi i 10 që do të drejtojë këtë sezon në Seria A. Gjyqtari gjatë këtyre ndeshjeve ka nxjerrë plot 51 herë kartonin e verdhë dhe 2 herë kartonin e kuq, si dhe në takimin mes Interit dhe Cagliarit javën e dytë të Serie A, i ka dhënë penallti zikaltërve.

Gjithashtu, ai ka dhënë dhe 3 penallti në 9 ndeshjet e arbitruara në Serie A këtë sezon. Maresca ka arbitruar dhe një takim në Kupën e Italisë, atë mes Frosinones dhe Monopolit në 18 gushtin e kaluar. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!