Agim Canaj vijon analizën për duelin Vllaznia-Tirana në emisionin “Pressing” në ABC News, teksa ndalet te Emanuel Egbo, trajneri i bardhebluve.
“Tirana, nuk mund të themi që është shfaqur skuadra më e mirë e kampionatit, Egbo është trajneri i tretë që drejton këtë sezon. Vitet e kaluara kanë patur probleme, nuk janë kualifikuar as në Kupat e Europës.
Egbo solli qetësi, e njoh mirë, nuk flet shumë, është i duruar, ka futur një frymë grupi. Lojtarët po punojnë në formë harmonike. Sot ekipi pëson pak, shënon shumë, nuk ka më gabime elementare në mbrojtje“, deklaron Canaj. /abcnews.al