Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve ministri Xhafaj ka folur për “Anti KÇK”. Xhafaj theksoi se politikanët duhet të tregohen të kujdesshëm dhe sipas tij nuk është diçka pozitive.
“Pse qeveria nuk e bëri vetë këtë nismë? Qëllimi nuk është efektiv. Qasja jonë nuk është vetem politike, por edhe Kushtetuese. Kemi organet e reja të sistemit. Nuk mund të flasim si dje. Sot kemi KLGJ, KLP dhe ILD”, u shpreh ai.
Gazetarja Esiona Konomi raporton se ai theksoi se KLP dhe KLGJ flasin më pak: “Jam i keqardhur që me këtë debat të fortë publik të udhëhequr nga kryeministri, KLGJ e KLP flasin më pak, ata duhet të ishin institucionet të cilat duhet të dëgjoheshin më fort. Ndësa sa i përket rastit të gjyqtares së Krujës, ai theksoi se ende nuk ka një qëndrim publik. /abcnews.al