Rekord fantastik te Werderi, Milot Rashica bëhet lojtari i vetëm që…

schedule23:39 - 5 Shkurt, 2020

schedule 23:39 - 5 Shkurt, 2020

Milot Rashica dhe ndeshjet e kupës? Po, kjo është përshtatja ideale. Në pesë ndeshjet e fundit të vlefshme për kompeticionet e kupave, Rashica gjithmonë ka qenë i suksesshëm, duke vendosur edhe rekord me klubin e Werder Bremen.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar në 5 ndeshje radhazi të vlefshme për kompeticionet e Kupave, duke lënë pas Heinz-Dieter Hasebrink, Uwe Reinders dhe Wynton Rufer, të cilët kishin shënuar në katër ndeshje radhazi.

Në sfidën e djeshme kundër Borussia Dortmund, Rashica ishte i jashtëzakonshëm, duke asistuar golin e parë dhe duke shënuar të tretin, që i dha fitoren 3-2 jeshilëve kundër Borussias./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!