Stefano Pioli dhe tifozët e Milanit shpresojnë që Zlatan Ibrahimovic të rikuperohet plotësisht për derbin e fundjavës. Kuqezinjtë nuk fitojnë prej janarit të vitit 2016 përballë Interit dhe të dielën në mbrëmje do të japin gjithçka për t’u rikthyer te suksesi.
Gjiganti suedez mungoi kundër Veronës, por i është rikthyer stërvitjes. Ditën e djeshme e kaloi në palestër, ndërsa sot është stërvitur i diferencuar në Milanello. Optimizmi për ta parë në fushë kundër ekipit të Contes është i madh.
Ibra ka vendosur të karikojë ambientin e “Djallit” me një postim në rrjetet sociale. “Luanët nuk tingëllojnë si humanë” shkruan 38-vjeçari në videon e postuar në faqen e tij. Ai është gati të “kafshojë” Interin në derbi dhe tifozët po e presin me padurim këtë përballje. /abcnews.al
Lions don’t sound like humans pic.twitter.com/tTK9M6gA3I
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) February 5, 2020